Google ADS

Mustafi afër transferimit në Itali

16:42 | 30 Gusht 2021
KRG

Kosovari i cili luan për kombëtaren e Gjermanisë, Shkodran Mustafi, është afër  të kthehet në Itali të skuadra e Torinos.

Qendërmbrojtësi është në planet e skuadrës së Serie A pasiqë  ata janë duke planifikuar të përforcojnë mbrojtjen.

Kujtojmë që pas sezonit të kaluar te Schalke, Mustafi  është lojtar i lirë andaj mund të i bashkohet klubit italian.

Mustafi edhe më herët ka qenë pjesë e Serie A, ku ka qenë pjesë e skuadrës së Sampdoria gjatë viteve 2012-2014.

Babai i qendërmbrojtësit i cili është edhe  menaxher i tij, tashmë gjendet në Torino  për të finalizuar marrëveshjen.

Ndërsa ditëve në vijim pritet që kosovari t’i kryej testet mjekësore dhe të zyrtarizohet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme