Dogana e Kosovës publikon rregullat për hyrje në Kosovë nga qytetarët e huaj

16:14 | 30 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Doga e Kosovës ka publikuar rregullat për qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, duke respektuar masat e reja anti-Covid të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Ndër rregullat që duhet të ndjekin qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë është se qytetarët duhet të kenë dëshmi të vaksinimit, dëshmi që ka kaluar Covid-19, ose testin negativ.

Njoftimi i plotë:

Masat Anti – covid
B. Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]
2. Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:
2.1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
2.2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
2.3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IGG, i lëshuar më se shumti para 30 ditëve;
2.4. Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
3. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.
4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:
4.1. Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;
4.2. Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtare për mbrojtje nga COVID-19;
43. Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
44. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
4.5. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
4.6. Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme