Sindikata e Infermierëve paralajmrojnë protesta

14:34 | 30 Gusht 2021
Arbresh.info

Sindikata e infermierëve dhe Oda e infermierëve, në konferencë për media shprehën shqehtësimin e tyre me uljen e shtesave të pagave nga Qeveria e Kurtit.

Ata paralajmëruan protesta në rast se nuk u realizohen kërkesat.

“Aprovimi sa më shpejt i Ligjit të pagave. Një infermier që kujdeset me pacient për covid, deri në 27 pacientë, vetëm 18 euro paguhet për atë ndërrim. Sapo të bie numri i të infektuarve dhe të vdekurve, do të protestojmë para objektit të qeverisë, mllefi i infermierëve është në kulm, i bëj thirrje Qeverisë që sa më shpejt të na bindë që konkretisht janë tuj u marrë me cështjen e pagave”, tha sot njëri nga përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme