Raporti i Prokurorisë së Shtetit gjatë fundjavës

12:31 | 30 Gusht 2021
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të ditës së dielë  janë ndaluar nëntë persona të dyshuar , si dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave.

Ndërsa, gjatë të shtunës , Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur  74 aktakuza kundër 82 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, janë ndaluar edhe 17 persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë  personave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme