Hulumtuesit britanikë zbuluan se rreziku i shtrimit në spital është më i lartë në variantin Delta të koronavirusi të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Hulumtimi i ri i fokusuar kryesisht mbi personat e pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar, tregoi se norma e shtrimeve në spital në rastin e variantit Delta të COVID-19 që është shfaqur për herë të parë në Indi është më i lartë në krahasim me versionin Alfa të shfaqur në Britani të Madhe.
Në kuadër të hulumtimit shkencëtarët britanikë kryen ekzaminime mbi 43.338 raste të vërejtura në Britani gjatë periudhës 29 mars – 23 maj.
Sipas hulumtimit, 74 për qind të rasteve e përbëjnë të pavaksinuarit, 24 për qind të vaksinuarit me një dozë dhe rreth 2 për qind të vaksinuarit plotësisht.
Hulumtuesit treguan se 1 nga 50 persona që kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 janë shtruar në spital brenda 14 ditëve.
Në anën tjetër studiuesit që kanë bërë vlerësime sipas varianteve që janë prekur pacientët, kanë bërë të ditur se shtrimi në spital në variantin Delta është dy herë më i lartë në krahasim me variantin Alfa.
Në punimet e kryera më parë ishte vëzhguar se varianti Delta ishte më infektues në krahasim me variantet e tjera.
Por, studimi në fjalë ka zbuluar se personat e infektuar me variantin Delta kanë më shumë gjasa që të shtrohen në spital.
Hulumtimi është publikuar në revistën “The Lancet”.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...