Refugjatët afganë që kanë ardhur në Kosovë janë nisur për t’u dërguar në ish-kampin e Bechtel Enkas.
Kontigjenti i parë me 111 refugjatë ishte në aeroportin e vjetër për kontroll mjekësore, ku u testuan të gjithë për COVID-19 dhe dolën negativ.
Por vetëm dy fëmijë u dërguan në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor pasi nuk ishin mirë me gjendje shëndetësore.
Për t’i pritur afganët dolën presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it, njofton Klankosova.tv.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida