Google ADS

Macron: Dialogu me talebanët nuk do të thotë që ne i njohim ata

23:51 | 29 Gusht 2021
Trina Galanxhi

“Dialogu me talebanët nuk do të thotë që ne i njohim ata,” tha sot Presidenti Francez Emanuel Macron.

Macron ka theksuar se dialogu me talebanët është i nevojshëm për shkak të evakuimit,transmeton portal arbresh.info

“Talebanët kontrollojnë Kabulin dhe territorin e Afganistanin, prandaj edhe ne duhet të zhvillojmë bisedime. Por, kjo nuk do të thotë që ne i njohim ata. Ne kemi vendosur kushte për ta”, tha Macron për televizionin franceëz TF1.

Sipas Macron, kushtet e vendosura për talebanët kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut dhe “dinjitetin e grave afgane”.

Macron konfirmoi se Franca ka filluar bisedimet me talebanët mbi operacionet humanitare dhe vazhdimin e evakuimeve nga Afganistani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme