Google ADS

Skender Hyseni: Ushtria kibernetike nuk mund t’i mbulojë dështimet e Kurtit në çdo rrafsh

23:18 | 29 Gusht 2021
KRG

Zyrtari i LDK-së, ish-kryediplomati Skender Hyseni ka shkruar për “ushtrinë digjitale” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi thotë se çdo shkrim me kritika racionale ndaj shefit të Qeverisë, vërshohet nga mbështetës të Kurtit që fyejnë, mallkojnë e kërcënojnë. Sipas tij, kjo nuk ka sukses, pasi ata nuk mund t’i mbulojnë ato që ai i quan dështime evidente të kryeministrit në të gjitha rrafshet, shkruan Express.

Hyseni, përmes një shkrimi në Facebook thotë se “helmi dhe urrejtja që këta ‘ushtarë’ lëshojnë në komentet e tyre, sa herë që ’komandanti suprem’ i tyre kritikohet, është i pashembullt”.

“Ata të mjerë duhet ta dinë se kjo luftë qorre kibernetike, e dizenjuar si mjet për ngulfatjen e çdo zëri kritik në shoqërinë tonë, është e humbur. Ushtria kibernetike e Kurtit nuk mundet me i mbulue deshtimet evidente të Kurtit dhe qeverisë së tij në të gjitha rrafshet, pa perjashtim”, shkruan Hyseni.

 

Postimi i plotë i Skender Hysenit:

“Ushtria” digjitale e Albin Kurtit

Pas çdo shkrimi, deklarate, interviste apo ndonjë postimi të thjeshtë në rrjete sociale, e që përmbanë tone tërsisht racionale kritike ndaj të bëmave apo të pabëmave të Albin Kurtit dhe antarëve të qverisë se tij, autorët përballen me një armatë të tërë primitive digjitale.

 

Kjo far ‘ushtrie’ digjitale e Albin Kurtit, gjykuar nga “kultura” dhe niveli i shkrimit, shihet se përbëhet kryesisht, por jo vetëm, nga analfabetë primitivë. Ata, pjestarët e kësaj ‘ushtrie’, duke përfshirë edhe figura publike të VV-së, të fshehur si strucat prapa llogarive dhe faqeve në rrjete sociale (jo pak nga këto profile të rrejshme) me gjasë, dirigjohen nga “komandanti suprem” Albin Kurti dhe rrethi i tij.

Ata të mjerë nuk kanë asgjë tjetër pos që armë kryesore kanë komentet me plot sharje, mallkime, kërcime nga më të padëgjuarat. Këta të mjerë, njësoj si “eprorët” e tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën e sjelljes dhe kodin shqiptar të nderit.

Në rafshin e komunikimit modern politik, medial, kulturor e social, këta, s’bashku me ‘komandantët’ e tyre po instalojnë luftën qorre kibernetike midis “qytetarit të Kosovës” e qytetarit të Kosovës. Helmi dhe urrejtja që këta ‘ushtarë’ lëshojnë në komentet e tyre, sa herë që ’komandanti suprem’ i tyre kritikohet, është i pashembullt. Nga komentet shihet se shumica nga komentuesit as që kanë potencën intelektuale dhe nuk i lexojnë shkrimet fare. Mjafton që ndonjëri ’më i lexuar’ jep ‘komandën’ dhe prit pastaj të tjerët si lëshohen verbërisht në komente, në një garë qesharake se cili do t’i dal në ‘mbrojtje komandantit suprem’ më fuqishëm duke leshuar fyerjet më çnjerzore ndaj autorëve të kritikave, që zakonisht janë politikanë, gazetarë, intelektual, personalitete nga kultura, letërsia e shkenca, shoqëria civile përgjithësisht etj.

Ata të mjerë duhet ta dinë se kjo luftë qorre kibernetike, e dizenjuar si mjet për ngulfatjen e çdo zëri kritik në shoqërinë tonë, është e humbur. Ushtria kibernetike e Kurtit nuk mundet me i mbulue deshtimet evidente të Kurtit dhe qeverisë së tij në të gjitha rrafshet, pa perjashtim.

Kosova, me intelektualët e saj, me të gjithë ata politikanë të saj që mirëqenien e vendit e kanë vendosur mbi çdo interes tjetër, me gazetarët e saj, me njerëzit e saj nga bota e artit e nga shoqëria civile përgjithësisht, nuk zbrapset nga misioni saj për ndërtimin dhe sigurimin e një vendi dhe shoqërie demokratike, ku zëri dhe rezistenca qytetare ndaj të keqës është

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme