Google ADS

Vdes edhe një i ri nga koronavirus në Kosovë

21:42 | 29 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Pas lajmit të rëndë ku 36 persona humben jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, në orët e vona ka humbur betejën me Covid-19 edhe një i riu nga komuna e Artanës, ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune.

Nënkryetari i komunës së Artanës, Bajrush Ymeri, ka bërë të ditur në Facebook se i riu Blerim Mushica nga fshati Pasjaku ka humbur betejën me Covid-19.

Ai ka thënë se është tronditu nga ky lajm duke pas parasysh se sa i fortë dhe i shëndetshëm ishte Blerimi.

Postimi i plotë:

U tronditëm sot nga lajmi i zi për humbjen e jetës në moshë të re të shokut tonē, qytetarit tonë nga Pasjaku Blerim Mushica.

Shumë shqetësuese, sepse nuk e pritëm një lajm të tillë, duke e ditë se sa i shëndetshëm dhe i fortë ishte Blerimi.

Ju lus të gjithëve për kujdes maksimal në këtë situatë të rëndë që e kemi.
Gjithë familjes ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta, e shpirti i bardhë i Blerimit bëftë dritë në xhenet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme