Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media e cila është mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se në bazë të ligjit kundër COVID-19 do të themelojjnë Komitetin për Koordinim dhe vlerësim të situatës COVID-19 të cilët do ta përcjellin gjendjen për së afërmi.
I pari i Qeverisë poashtu ka thënë se kanë arritur kapacitetin e shtretërve në mbi një mijë e 600 shtretër dhe se në rast nevoje do ta rrisin kapacitetin, duke përfshirë Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila ka rreth 100 shtretër.
Tutje, Kryeministri ka thënë se edhe të vaksinuarit mund të jenë bartës dhe shpërndarës të virusit dhe pashtu bënë thirrje për kujdes teksa u shpreh s i pakënaqur me disiplinën e të vaksinuarve.
“Edhe të vaksinuarit mund të jenë bartës e shpërndarës të COVID-19, andaj fakti që ai është i vaksinuar nuk e ka zvogëluar gjasat që ai ta përhapë atë tek të tjerët”- ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka thënë se në bazë të ligjit kundër pandemisë COVID-19, do ta themelojnë Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me COVID-19, për siç tha ai përcjellën e gjendjes për së afërmi për çdo orë.
Tutje, i pari i Qeverisë së Kosovës, tha se e kanë rritur kapacitetin e shtretërve në mbi 1 mijë e 600 shtretër dhe se në rast nevoje do ta rrisin edhe më tej, përfshirë edhe Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovë, që ka rreth 100 shtretër.
Tutje, Kurti tha se edhe të vaksinuar mund të jenë bartës e shpërndarës së COVID-19, ku bëri thirrje për kujdes teksa u shpreh i pakënaqur me disiplinën e të vaksinuarve.
“Edhe të vaksinuarit mund të jenë bartës e shpërndarës të COVID-19, andaj fakti që ai është i vaksinuar nuk e ka zvogëluar gjasat që ai ta përhapë atë tek të tjerët”.
“Mund të them që nuk jemi të kënaqur me disiplinën që duhet të jetë dy herë dy javore e të vaksinuarve. U bëj thirrje qytetarëve të Republikës që në rastin e vaksinimi qoftë të dozës së parë ose të dytë të ketë tejet shumë kujdes”, është shprehur ai.
Më tej, ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos përcaktohen ekskluzivisht në llojin Pfizer të vaksinës kundër COVID-19.
“Vaksina kemi më shumë AstraZeneca se sa Pfizer. I inkurajoj qytetarët që të mos përcaktohen ekskluzivisht për Pfizer, unë e kam marrë vaksinën me dy doza të llojit AstraZeneca. Ajo nuk ngelet prapa sa i përket parandalimit të virusit korona”, tha Kurti. /arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh