Vitia: Vendi po përballet me mungesë të vaksinave

19:46 | 29 Gusht 2021
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media  e cila është mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se vendi po përballet me mungesë të vaksinave për imunizimin ndaj koronavirusit.

Ai tha se duhet  që të merret vaksina AstraZeneca, krahas asaj të kompanisë Pfizer.

“Natyrisht, sa kemi vaksina në stoqet tona, aq janë edhe terminët për vaksinë. Në momentin që kemi më shumë vaksina, atëherë punohet edhe të shtunën siç është punuar. Kur të arrijë kontingjenti i vaksinave Pfizer nga SHBA, do të vijojë puna vikendeve”, ka deklaroi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme