Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Kurti ka thënë se varianti Delta po del të jetë më i rrezikshëm andaj për të shmangur infektimin do të shqiptohen gjoba rigoroze.
”Natyra e përhapjes së këtij virusi në këtë variant është eksplozive. Dje morëm një vendim për disa masa kufizuese, megjithatë është brengosëse shkalla e respektimit të tyre”.
”Andaj në vijim do të shqiptojmë gjoba për këdo që shkel masat. Dhe inspektorët do të shtojmë për mbikëqyrje”.
”Për t’i zbatuar masat me sukses, për ta pasur shtetin në nivel të detyrës, do ta gjashtëfishojmë stafin e inspektorëve”- ka thënë Kurti.
Kujtojmë se në Kosovë në 24 orët e fundit janë shënuar 36 persona të vdekur nga COVID-19. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...