Google ADS

PDK: Një tjetër ditë tragjike për Kosovën

19:07 | 29 Gusht 2021
Arbresh.info

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetin e tij social në facebook,  ka shprehur ngushëllime për familjet e 36 qytetarëve që sot humbën jetën nga virusi covid-19, dhe thote se nuk kanë betejë politike për pandeminë,transmeton arbresh.info.

“Ngushëllime të gjitha familljeve që mbetën pa më të dashurit e tyre. Është vështirë të gjenden fjalë për t’ua lehtësuar dhimbjen e madhe që kanë për këto humbje tragjike.

Nuk kemi betejë politike për pandeminë. Por, kësaj gjendjeje tejet të vështirë është e domosdoshme që Qeveria t’i përgjigjet menjëherë me një qasje krejtësisht tjetër, me një plan konkret, me seriozitet dhe angazhim maksimal, në mënyrë që të ndalet ky hov i kobshëm i pandemisë. Është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi.”, shkroi ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme