25 persona humbin jetën nga COVID-19 në Maqedoni dhe 674 të infektuar në 24 orët e fundit

19:02 | 29 Gusht 2021
KRG

Ministria e Shëndetësisë  se Maqedonisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.618 testime ku janë regjistruar 674 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 253 janë në Shkup, 105 në Tetovë, Gostivar 44, Kumanovë 36, Strumicë 32, Kërçova 26, Prilep 24, Dibër 19, Manastir 19, Shtip 16, Sveti Nikole 14, Strugë 13, Veles, Kavadar dhe Ohër 12, Resnjë 7, Koçani, Gjevgjeli dhe Kratovë 5, vinicë 4, Negotinë 3, Berovë dhe Pehçevë 2, dhe nga 1 në Kriva Pallanka, Radovish, Vallandovë, Bogdanci dhe Makedonski Brod.

Gjithashtu janë shëruar 403 pacientë kurse 27 kanë humbur jetën.

Ndryshe në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 175.330 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 155.101 janë shëruar dhe 5.869 kanë humbur jetën. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme