Google ADS

Reagon Enver Hoxhaj: Qeveria ka hequr dorë nga përgjegjësia e saj

19:00 | 29 Gusht 2021
Arbresh.info

Ish-kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, përmes një një statusi në Facebook, ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë.

Ai shkroi se: “Jeta e qytetarit u vu në rrezik për shkak të një menaxhimi e strategjie jo fisnike, arrogante, hipokrizie dhe mashtruese!”

Madje shtoi, se: Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga përgjegjësia e saj. Ajo i ka lënë qytetarët dhe bizneset të luftojnë të vetëm pandeminë.

Sot, të gjithë duhet të kujdesen për veten, familjen dhe komunitetin, si dhe të vaksinohen. Përgjigjja e vetme është vaksinimi dhe kujdesi për veten”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme