Google ADS

Vendos PSG, Mbappe kalon në Madrid nëse plotësohen dy kushte

18:36 | 29 Gusht 2021
KRG

Kalimi i sulmuesit Kylian Mbappe nga PSG te Real Madrid për këtë afat kalimtar veror, është duke u vështirësuar.

Oferta e parë e Realit me vlerë 160 milionë euro u refuzua nga PSG, derisa klubi spanjoll disa ditë më vonë ofroi 170 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.

Mirëpo, duket se as kjo ofertë nuk e ka kënaqur PSG-në, që është duke negoicuar me Realin, por nuk ka kthyer përgjigje negative apo pozitive.

Sipas Directo Gol, PSG e lejon Mbappen t’i bashkohet Realit këtë verë, nëse plotësohen vetëm dy kushte.

E para është që “Galaktikët” të rrisin ofertën, gjë që nuk do ndodh, ngase Reali e vlerëson këtë vlerë shumë të lartë duke marrë parasysh se verën tjetër mund ta transferojnë falas.

Në rast që Reali ndryshon mendje, atëherë PSG duhet të gjejë pasuesin për ta lejuar francezin të largohet.

Në rast që vetëm njëri nga dy kushtet nuk përmbushet, atëherë Mbappe mbetet në “Parkun e Princave” se paku edhe për një edicion./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme