Ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës si dhe hapën zjarr ndaj protestuesve që iu afruan kufirit
Disa palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite me plumba të vërtetë ndaj protestuesve që protestuan në kufirin lindor të Rripit të Gazës nën bllokadë.
Pas thirrjeve nëpërmjet medias sociale nga të rinjtë palestinezë, në afërsi të zonës kufitare u mbajt një protestë kundër bllokadës së Izraelit ndaj Gazës.
Ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës si dhe hapën zjarr ndaj protestuesve që iu afruan kufirit.
Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, mësohet se për shkak të ndërhyrjes së Izraelit u plagosën me plumba të vërtetë disa palestinezë, të cilët u dërguan në spitale.
Izraeli pas sulmeve të tij në muajin maj, kufizoi në masë të rëndësishme hyrjen e produkteve në Gaza. Situata në fjalë ka shkaktuar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës ekonomike në Gaza.
Izraeli që nga viti 2006 mban nën bllokadë tokësore, detare dhe ajrore Rripin e Gazës e cila ka një popullsi prej rreth 2.1 milionë banorë. /AA/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...