Raketa amerikane vret një fëmijë në Kabul

16:44 | 29 Gusht 2021
KRG

Një fëmijë është vrarë në një sulm ushtarak amerikan që kishte në shënjestër militantët e dyshuar të ISIS-K në Kabul të dielën, vetëm disa orë pasi Joe Biden paralajmëroi për mundësinë e një sulmi tjetër vdekjeprurës.

Dy zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti i thanë Reuters se forcat amerikane filluan një sulm në kryeqytetin afgan duke synuar një makinë me bombë të mundshme vetëvrasëse, që synonte të sulmonte Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, ku afganët po përpiqen të largohen nga talebanët.

Një shef i policisë në Kabul tha se një fëmijë u vra. Dy dëshmitarë thanë se shpërthimi duket se ishte shkaktuar nga një raketë që goditi një shtëpi në zonën Khajeh Baghra në veri të aeroportit. Një zyrtar i sigurisë nga qeveria e rrëzuar së fundmi tha se raketa goditi një shtëpi.

Ndërkohë, një zëdhënës i talebanëve tha se një sulm ajror i ushtrisë amerikane shënjestroi një sulmues vetëvrasës në një automjet që donte të shënjestronte aeroportin e Kabulit në mes të evakuimit amerikan, raporton DailyMail.

Pentagoni tha se një mision amerikan me dron në Afganistanin lindor vrau dy anëtarë të të ashtuquajturit grup të Shtetit Islamik në Afganistan, në shenjë hakmarrje për bombardimin e aeroportit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme