Brenda një jave 132 persona humbën jetën nga COVID-19

15:55 | 29 Gusht 2021
V. S.

Situata me pandeminë COVID-19 në vend dita ditës është duke u keqësuar edhe më shumë.

Vetëm sot janë shënuar 36 raste të vdekjes, e që është shifra më e lartë që ka regjistruar Kosova që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga MSh-ja dhe IKSHPK-ja, vetëm gjatë kësaj jave janë shënuar 132 raste të vdekjes.

Nga data 23-29 gusht, janë kryer gjithsejtë 80 mijë e 519 testime, ku pozitivë kanë rezultuar 13 mijë e 423 qytetarë.

Po ashtu gjatë kësaj jave numri i personave që janë shëruar ka arritur në 6 mijë e 411./arbrsh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme