Kafja është një pije më të cilën zakonisht njerëzit e fillojnë mëngjesin, sepse na jep energji, ndikon në disponimin tonë dhe shpesh është një justifikim për takime.
Por, nëse nuk e keni ditur, mësojeni se kafja lidhet edhe me seksin, transmeton portal arbresh.info
Nëse jeni adhurues të kafesë, nuk keni nevojë për arsye shtesë për të shijuar një ose më shumë gota me këtë pije të mrekullueshme çdo ditë.
Kafeja është e lidhur me dëshirën për seks dhe megjithëse nuk është kurë për epshin e ulët, një filxhan para seksit mund të bëjë diferencën.
“Duhen 15 minuta deri në 2 orë për të parë reagimin e kafesë në trup. Prandaj, koha është një element i rëndësishëm”, shpjegon seksologia dhe nutricionistja Satori Madrone.
Le të shohim se çfarë shkakton kafeina në trup dhe si do ta përmirësojë jetën tuaj seksuale, nëse pini 2-3 gota në ditë.
Kafja rrit epshin femëror
Sipas hulumtimit të kryer në Universitetin e Teksasit në 2010, kafeina mund të ndikojë në nivelin e zgjimit.
Ndërsa rrjedha e gjakut dhe pulsi rriten, rriten edhe ndryshimet në zonën gjenitale. Sidoqoftë, seksi nuk është vetëm çështje humori fizik, por edhe mendor.
Mosfunksionimi erektil zvogëlohet
I njëjti hulumtim tregoi se 2-3 filxhanë kafe në ditë ndihmojnë në zvogëlimin e problemeve të meshkujve, ndërsa rrisin testosteronin.
Zvogëlon stresin
Nëse pini kafe në formë të moderuar, mund të zvogëloni efektet negative të stresit afatgjatë.
Nga ana tjetër, kjo do të thotë që kafeja ju ndihmon të relaksoheni dhe të shijoni seksin shumë më tepër.
Kafja përmirëson performancën sportive
Një studim i vitit 2017 zbuloi se çiklistët që konsumuan kafeinë para garës kishin rezultate më të mira se ata që pinin vetëm ujë.
Zvogëlon lodhjen dhe rrit aftësinë për t’u përqendruar dhe për t’i kushtuar vëmendje.
Seksi nuk është një sport fitues i medaljeve, por kërkon qëndrueshmëri fizike./arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...