Një grua braziliane është dënuar me 31 bvjet burg për planifikimin e vrasjes së burrit të saj, ambasadorit grek në Brazil.
Në vitin 2016, eshtrat e djegura të Kyriakos Amiridis u gjetën në bagazhin e një makine të djegur në Rio de Janeiro, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Gruaja e tij Françoise de Souza Oliveira kishte pasur një lidhje me një oficer të policisë ushtarake, Sergio Gomes, ndërsa ishte vetë Gomes që pranoi se vrau ambasadorin me urdhër të dashnores.
Gomes është dënuar me 22 vjet burg.
Në fund të gjykimit të tyre tre-ditor, një gjyqtar e përshkroi krimin e tyre si të “tmerrshëm”.
Një burrë tjetër, Eduardo Moreira Tedeschi di Melo, i afërm i Gomes, është shpallur i pafajshëm për vrasjen, megjithatë ai është dënuar me 1 vit burg pasi ka ndihmuar për fshehjen e trupit të ambasadorit grek.
Amiridis, 59 vjeç, shërbeu si konsull në Rio de Janeiro nga 2001-04, dhe u kthye në Brazil si ambasador vitin kur u vra.
Ai u martua me Françoise në 2004 dhe çifti kanë një vajzë.
Para vdekjes së tij, Amiridis kishte udhëtuar nga kryeqyteti, Brasilia, në qytetin e Nova Iguacu, në veri të Rio -s, për të kaluar pushimet e Krishtlindjeve me gruan e tij dhe prindërit e saj.
Amiridis fillimisht e raportoi atë të zhdukur, duke i thënë policisë se ai kishte lënë banesën e tyre pa shpjegim dhe se ishte larguar pasi kishte marrë një makinë me qira.
Të nesërmen makina është gjetur e djegut, me trupin e ambasadorit brenda.
Hetuesit gjetën njolla gjaku në një divan në banesën ku çifti kishte qëndruar dhe besohet se ai u vra atje para se ata t’ia largonin trupin. /arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...