Ende nuk ka një datë zyrtare se kur mund të ketë një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
Pas takimit të fundit ndërmjet Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit, të ndërmjetësuar nga dy përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, u tha se një takim i radhës do të mbahet në fillim të shtatorit.
Një gjë të tillë edhe ka paralajmëruar edhe Lajçak, ditë më parë.
Por, BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi nuk ka ende një datë të caktuar, edhe pse mediet duke ju referuar burimeve diplomatike raportojnë për takime më 7 dhe 8 shtator, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për negociata të nivelit të lartë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për arbresh.info ka thënë se deri më tani nuk është njoftuar ende për një datë zyrtare.
“Nëse kemi diçka për të njoftuar e bëjmë atë në mënyrë zyrtare. Deri më tani asnjë njoftim nuk është bërë dhe ne do të njoftojmë takimin e ardhshëm të dialogut kur është e përshtatshme”, thuhet në përgjigjen e tij.
Në shtator bëhen një vit edhe nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, duke i hapur kështu rrugë lobimeve për njohje, afat ky i ngrirë në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Për analistin, Fatmir Sheholli, Kosova duhet të koordinohet fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, për formën e vazhdimit të dialogut.
“Shtetit të Kosovës i nevojiten njohje të reja dhe inkuadrim në organizata ndërkombëtare (UNESCO, Interpol etj) andaj nevojitet koordinim i fuqishëm me SHBA dhe Brukselin për formën e dialogut. Serbia tanimë ka paralajmëruar që do të punoj në ç ‘njohjet e shtetit të Kosovës. Ky fakt duhet të na fuqizojë në bashkëpunim si kurrë më parë me SHBA-të, dhe të gjejmë modulet më të mira që t’i kundërvihemi Serbisë në këtë rrugëtim jo të lehtë. Dialogu është metoda e cila duhet të shfrytëzohet si mekanizëm që Serbinë ta sjellë para aktit të kryer”, vlerëson Sheholli.
Gjatë bisedimeve Kurti dhe Vuçiq, në muajin korrik, kanë mbajtur qëndrime diametralisht të kundërta duke lënë pak mundësi për arritjen e ndonjë marrëveshjeje. BE-ja vazhdimisht vlerëson lart faktin e gatishmërisë për tu takuar dyja palët./arbresh.info/
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...