Juventusi assesi të këndellet. “Zonja e Vjetër” nuk arriti ta shijonte fitoren në sezonin e ri të Serie A as në xhiron e dytë.
Ata u mposhtën minimalisht 0:1 nga ekipi i inkuadruar në Serie A këtë edicion, Empoli.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 21-të, kur Mancuso realizoi, e që në fund doli të ishte goli i fitores së madhe për Empolin.
Më pas, Juventusi u përpoq mjaft shumë që të gjente golin e barazimit, por pa sukses.
Kështu, “Zonja e Vjetër” e mbyll edhe xhiron e dytë pa fitore, teksa renditet në vendin e 13-të me vetëm një pikë.
Në anën tjetër, Empoli ngjitet në vendin e 11-të me tri pikë.
Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e parë e Juventusit pa Cristiano Ronaldon, i cili e ka kompletuar transferimin e tij në Manchester United. /GE
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...