Nga Londra përmes qytetit të Zyrihut në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në ora 19:30 do të arrijnë edhe 20 shtetas të Maqedonisë të cilët më herët ishin të evukuuar nga Afganistani, por për shkak të masave të coronavirusit ishin në karantinë në Britani të Madhe.
Bashkërisht me dy shtetasit e fundit të Maqedonisë, të evakuar nga Afganistani, që pritet të aterojnë sot në Shkup në 1:30, përfundon edhe procesi i rikthimit të shtetasave tanë nga Afganistani.
MPJ filloi aksion për evakuimin e shtetasve në Kabull dhe për këtë qëllim u formua grupi i punës në kuadër të MPJ-së.
Aksioni filloi më 15 gusht, me grupin e parë që u evakuan në Doha të Qatarit, ndërsa ditëve të fundit nga Abu Dhabi, Oslo dhe Londra dhe deri sot, të gjithë shtetasit e Maqedonisë janë kthyer./Telegrafi/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...