Google ADS

Macron: Shteti Islamik mbetet një kërcënim

19:38 | 28 Gusht 2021
S D

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se duhet treguar vigjilencë pas sulmit vdekjeprurës në Kabul, pasi sipas tij, Shteti Islamik mbetet ende një kërcënim.

Deklarata e tij vjen disa orë pasi qeveria njoftoi se Franca po përfundonte operacionin e saj të evakuimit në Afganistan.

“Ne të gjithë e dimë se ne duhet të forcojmë mbrojtjen sepse Shteti Islamik mbetet një kërcënim dhe lufta kundër grupeve të tilla terroriste është një përparësi e qeverisë”, ka thënë Macron pas një takimi me kryeministrin irakian Mustafa al-Kazimi në Bagdad.

Një samit me udhëheqësit e Lindjes së Mesme do të fillojë mesditën e sotme në kryeqytetin irakian.

“Në më pak se dy javë, trupat franceze kanë përfunduar operacionin për të evakuuar pothuajse 3,000 persona, përfshirë më shumë se 2,600 afganë që u zhvendosën në Francë”, shkroi ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parley, në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme