Abdixhiku uron kandidatët e LDK-së, u bënë thirrje të garojnë drejtë dhe me dinjitet

19:10 | 28 Gusht 2021
S D

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka uruar 870 kandidatët për asamble dhe 27 kandidatët për kryetar komunash nga LDK-ja, për certifikimin nga ana e KQZ-së për pjesëmarrje në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai u ka bërë thirrje atyre që të garojnë drejtë dhe me dinjitet.

“Nga këtu, të 870 kandidatëve tanë të certifikuar sot për asamble, e të 27 kandidatëve për kryetarë komunash, u uroj fat e shëndet. Garoni drejtë, shërbeni me dinjitet.

Zoti e bekoftë Kosovën”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Obiliq.

Po dëgjojmë, po flasim, po rritemi. Çdo zë, çdo mendim, çdo angazhim na jep vlerë. Rruga përpara s’është e lehtë, por ajo bëhet e drejtë kur angazhimin tonë politik e mbajmë tek njerëzit e vendit tonë; zgjedhësit tanë.

Nga këtu, të 870 kandidatëve tanë të certifikuar sot për asamble, e të 27 kandidatëve për kryetarë komunash, u uroj fat e shëndet. Garoni drejtë, shërbeni me dinjitet.

Zoti e bekoftë Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme