Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bkryer 7.452 testime dhe janë regjistruar 978 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 405 janë në Shkup, Tetovë 72, Strumicë 66, Kumanovë 55, Gostivar 48, Kërçovë 40, Shtip 37, Strugë 31, Ohër 28, Manastir 27, Prilep 25, Veles 24, Kavadar 21, Dibë 17, Radovish 13, Resnjë dhe Probishtip 8, Koçani, Sveti Nikole dhe Kratovë 7, Negotinë 6, Makedonska Kamenica 5, Dellçevë dhe Vinicë 4, Gjevgjeli dhe Berovë 3, Bogdanci dhe Makedonski Brod 2 dhe nga 1 rast në Kriva Pallankë, Vallandovë dhe Demir Hisar.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 24 të vdekur, ndërsa gjashtë prej tyre janë nga Shkup, katër nga Tetova, tre nga Strumica, nga dy në Veles, Gostivar dhe Ohër si dhe nga 1 në Kumanovë, Manastir, Strugë, Koçani dhe Dibër.
Ndryshe në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 174.667 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 154.698 janë shëruar dhe 5.842 kanë humbur jetën./Telegrafi/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua