Qeveria e Kosovës sot ka vendosur që të angazhojë 422 profesionistë shëndetësorë shtesë për ta luftuar pandeminë Covid-19.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se në mesin e 422 profesionistëve shëndetësorë do të ketë staf mbështetës, si mjekë, infermierë e laborantë për menaxhim të situatës.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekurat Murati, i cili tha se ky staf mbështetës do të kenë tre muaj kontratë, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë. Sipas Muratit, kjo do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.3 milionë euro. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...