Një 33-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi posedonte he shpërndante lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për shtetasin Ardit Bajrami, 33 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Bulqizë.
Policia ka sekuestruar lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular si dhe një shumë parash.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?