Google ADS

Afganistan: Sulmi me dron amerikan “vret planifikuesin e Isis-K”

07:09 | 28 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Ushtria amerikane thotë se beson se ka vrarë një planifikues për një degë të grupit Shteti Islamik (IS) në një sulm me dron në Afganistanin lindor.

Anëtari i dyshuar i grupit Isis-K ishte shënjestruar në Provincën Nangahar, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Grupi terrorist Isis-K kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit terrorist në aeroportin e Kabulit, ku mbetën të vdekur 170 njerëz, përfshirë 13 trupa amerikane.

Sulmi është kryer jashtë aeroportit të Kabulit, në kohën kur po zhvilloheshin evakuimet masive.

Në dy javët e fundit, më shumë se 100 mijë njerëz besohet se janë evakuuar, ndërsa afati i fundit për forcat ushtarake amerikane për të lënë Afganistanin është data 31 gusht.

Pas shpërthimit në Kabul, Presidenti Joe Biden premtoi se xhihadistët do “ta paguanin” për sulmin e bërë.
Isis-K, ose Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme