Google ADS

Policia jep detaje për plagosjen e tre personave në Prishtinë

00:35 | 28 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e armës së zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë të premten mbrëma.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, derisa ka bërë me dije se të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit”, deklaroi Borovci.

E nga QKUK ka folur për Express shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, ka njoftuar ai.

Ndërkaq, i njëjti tha se policia ka arritur të identifikojë një të dyshuar nga rasti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme