Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventusi duket i sigurt, ndërsa tashmë klubi që më së shumti e dëshiron është Manchester United.
Gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar detajet e fundit të bisedimeve, ku shkruan se Manchester United ka bërë ofertë zyrtare te Juventusi për portugezin.
Sipas tij ribashkimi i madh është më afër se kurrë, kjo pasi që oferta i është dërguar edhe agjentit të lojtarit Jorge Mendes, kontratë për dy vite.
Pritet që dokumentet mes klubeve të shkëmbehen shumë shpejt.
Në anën tjetër Manchester City duket totalisht jashtë garës për Ronaldon.
Orët e ardhshme mund të sjellin të reja mbi gjendjen e këtij operacioni. /Telegrafi/
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...