FSK të hënën pranon automjete ushtarake të blinduara, donacion nga SHBA-të

12:38 | 27 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së njoftojnë se të hënën do të mbahen ceremonia e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake të blinduara, të tipit M 1117 ASV (Armored Security Vehicle).

Kjo ceremoni do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, të hënën, me datë 30 gusht 2021, nga ora 11:00, transmeton arbresh.info

Me këtë rast, do të marrin pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjithashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe ndërkombëtare.

Mehaj para disa dite ka njoftuar se këto automjete janë sistem shume i rëndësishëm i kapaciteteve tona ushtarake.

““Një ndër objektivat e mi operacional afatshkurtër është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe  operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit”. Së shpejti, këto automjete të blinduara taktike do të jenë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të aftësive tona ushtarake, ka shkruar Mehaj në një postim në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme