Google ADS

“Ka 10 ditë që nuk po mund të bëjë një termin për vaksinim”

11:03 | 27 Gusht 2021
arbresh.info

Ilir Ibrahimi president i Bordit të Drejtorëve në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), tha se lufta kundër Covid-19 në mbarë botën po bëhet për vaksinimit masiv të popullatës.

Prandaj sipas tij, edhe Qeveria e Kosovë duhet të bëjë të njëjtën gjë. Ai madje ka kërkuar një varg përgjigjesh që u interesojnë qytetarëve.

Ai në një postim në Facebook, ka shtuar se ka 10 ditë që nuk po mund të bëjë një termin për vaksinim.

Postimi i plotë:

Nga përvojat në mbarë botën po shihet se infektimet me COVID nuk do të mund të shmangen përderisa shoqëria funksionon pa kufizime. Lufta kundër COVID po bëhet përmes vaksinimit masiv të popullatës. Vaksinimi po mundëson tejkalimin më të lehtë dhe me më pak pasoja të virusit.

Nëse kjo përvojë po tregohet e suksesshme atëherë Qeveria e Kosovës duhet të veprojë njëjtë. Mbyllja dhe kufizimet nuk janë përgjigje.

Nëse vaksinimi është përgjigja e dëshmuar, atëherë qytetari duhet të dijë se:

sa është numri i vaksinave që i posedojmë sot në Kosovë?

sa është kapaciteti maksimal i dhënies së vaksinave brenda 24 orëve?

Nëse ky kapacitet nuk është i mjaftueshëm, si mund të rritet?

P.S. për 10 ditë radhazi jam munduar që të caktoj një termin për vaksinim, dhe përgjigja ka qenë se NUK KA TERMINE TË LIRA –  nuk e di si është përvoja e të tjerëve.

#vaksinimjombyllje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme