Google ADS

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve në vitin 2000

10:06 | 27 Gusht 2021
arbresh.info

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda njofton se, më 26 gusht 2021, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme