Rritet në 13 numri i ushtarëve amerikanë që humbën jetën në sulmin terrorist në Aeroportin e Kabulit

08:31 | 27 Gusht 2021
S D

Numri i ushtarëve amerikanë që humbën jetën në sulmin terrorist në Aeroportin e Kabulit, është rritur në 13, njoftoi zëdhënësi i Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), koloneli Bill Urban, transmeton Anadolu Agency (AA).

“(Komandanti i CENTCOM) pas deklaratave të gjeneralit McKenzie, mund të konfirmojë se ka humbur jetën edhe ushtari i 13 amerikan i plagosur në sulmin në Portën Abbey (Aeroporti i Kabulit)”, tha Urban.

Sipas tij, numri i plagosurve është rritur në 18, të cilët janë evakuuar plotësisht nga Afganistani me një avion special C-17 të pajisur me njësi kirurgjikale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme