Sulmuesi i Evertonit, Moise Kean mesa duket është pasuesi i Cristiano Ronaldos te Juventus.
Italiani do rikthehet te “Bianconerët”, sapo portugezi zyrtarisht t’i bashkohet Manchester Cityt, transmeton lajmi.net.
Sipas Gazzetta dello Sport, Kean është shumë i vlerësuar nga Allegri, andaj rikthimi në Torino do jetë shumë i lehtë.
Everton nga ana tjetër ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ për huazim që do bëhet me obligim për 25 milionë euro.
Kean gjithashtu raportohet se ëndërron për rikthimin te Juventus, skuadër që nuk do ndalet me kaq dhe do edhe një tjetër sulmues.
Sulmuesit e tjerë në listën e “Zonjës së Vjetër” janë: Mauro Icardi, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette.
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit