Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar rreth gjendjes së rëndë pandemike që ka përfshirë vendin.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se vendi po përballet me një situatë kritike dhe alarmante si pasojë e numrit të madh të të infektuarve me Covid-19 si dhe rritjes së numrit të viktimave si pasoj e këtij virusi, shkruan arbresh.info.
Krejt kjo shifër e lartë e të infektuarve, sipas saj, ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit, dështimit dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti.
“Në më tepër se 1 vit nga përballja me pandeminë Covid-19, vendi ynë në javët e fundit është duke u përballur me një situatë kritike dhe alarmante, 18 jetë të humbura vetëm në 24 orët e fundit dhe mbi 2200 qytetarë të infektuar me virus, si rezultat i keqmenaxhimit, dështimit dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/
Reagimi i saj i plotë:
Në më tepër se 1 vit nga përballja me pandeminë Covid-19, vendi ynë në javët e fundit është duke u përballur me një situatë kritike dhe alarmante, 18 jetë të humbura vetëm në 24 orët e fundit dhe mbi 2200 qytetarë të infektuar me virus, si rezultat i keqmenaxhimit, dështimit dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti.
Si pasojë e sjelljes indiferente të kësaj qeverie në raport me pandeminë, Kosova tani është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja të infektimit në 100 mijë banorë. Situatë shqetësuese dhe e frikshme.
z. Kurti, aktualisht nuk ka asgjë me të rëndësishme sesa jeta e qytetarëve tanë, statistikat e fundit nuk janë thjeshtë numra, ato janë jetërat e bashkëvendasve e familjarëve tanë, veproni me urgjencë ose lëshoni rrugë, nëse nuk jeni të aftë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Nuk kemi kohë për të humbur më shumë, çdo minut i mosveprimit tuaj është duke rrezikuar shëndetin e mbarë qytetarëve. Është absurde që ministri Vitia të fokusohet në garën zgjedhore për Prishtinën, derisa karriera e tij është duke u përcjellur me dështimet me të mëdha në menaxhim të pandemisë.
Veproni e angazhohuni për çka jeni të thirrur sepse askush nuk ka një jetë të dytë, ngjashëm siç nuk do të ketë një rast të dytë më për ju.
Dështim Kurti!
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?