Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, ka shkaktuar tronditje në gjithë shoqërinë kosovare.
Pas kësaj ngjarje të rëndë ka pasur protesta masive në mënyrë që drejtësia të veprojë më ashpër në parandalimin e rasteve tjera të dhunës ndaj grave.
Edhe bashkësia Islame e Kosovës në përpjekje për të luftuar këtë dukuri në shoqërinë tonë ka urdhëruar imamët që ligjëratën e së premtes t’ia kushtojnë angazhimit kolektiv për luftimin e dhunës ndaj gruas.
“Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës””, thuhet në njoftimin e BIK. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...