Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski thotë se kanë kaluar afatet për vërejtje në Propozim-ligjin objektet pa leje dhe se ka përfunduar afati i procedurës.
“Kishin mundësi të gjithë qytetarë, të gjitha institucionet kompetente, organizatat joqeveritare që të japin vërejtjet shtesë në këtë ligj. Ne gjatë ditëve të ardhshme në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve do t’i shqyrtojmë vërejtjet dhe menjëherë do ta çojmë ligjin në Qeveri”, tha ministri Boçvarski.
Ai tha se në Qeveri do të diskutohet shtesë dhe më pas ligji do të shkojë në Kuvend.
Sipas tij, Qeveria do të vendosë si dhe në cilën mënyrë do të dërgohet ligji për shkak se, siç thotë ai, ky ligj është ende në versionin punues në MTL-së .
Boçvarski theksoi se ka mundësi të ketë debat shtesë mes deputetëve në Kuvend për shkak se ky ligj, siç tha ministri, miratohet në mënyrë transparente dhe në interes të qytetarëve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...