Google ADS

Liga e Parë e fillon edicionin e ri me ndeshje interesante, këta janë gjyqtarët e deleguar për xhiron e parë

15:52 | 26 Gusht 2021
KRG

Më 27 gusht fillon edicioni i ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Me shumë skuadra të përforcuara, pritet të jetë një sezon mjaft i nxehtë në të dy grupet, ku do të luftohet deri në fund në të gjitha frontet, shkruan Gazeta Olle.

Janë deleguar gjyqtarët për javën e parë në Ligën e Parë.

Në ‘Grupin A’  ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Lirisë së Prizrenit pritet të jetë shumë interesante. Në këtë ballafaqim drejtësinë do ta ndaj gjyqtari Eridon Podvorica me asistentët Visar Kupina dhe Albion Hyseni.

Delegimet e plota në Grupin A:

Në ‘Grupin B’ interesant pritet të jetë dueli mes Arbërisë dhe Flamurtarit aty ku ‘bilbili’ kryesor i është besuar Isak Ceroviku me asistentët Fisnik Rama dhe Kastriot Peci.

Delegimet e plota në Grupin B:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme