Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski në paraqitjen e tij të sotme tha se organet e ndjekjes tashmë kanë zgjeruar hetimin për 215 pasaportat e rreme maqedonase, që u janë lëshuar kryesisht kriminelëve nga rajoni.
“Një pjesë e hetimit ka mbaruar, tashmë kemi të arrestuar dhe aktgjykim të shkallës së parë. Hetimi është zgjeruar, po punohet…do të them në pjesën e dytë të hetimit, në zgjerimin. Çdokush, pa marrë parasysh a është në një nivel apo tjetrin pranë Ministrisë ë Punëve të Brendshme, apo nëpër institucione tjera, gjithsesi se do të ketë përgjegjësi”, tha Spasovski.
Ndryshe, afera me pasaportat e falsifikuar për bosët e drogës njihet si rasti “Sozia”.
Deri në tani, gjithsej shtatë persona kanë pranuar se janë fajtor, dhe për ta ka aktgjykim të shkallës së parë. Sipas hetimit të policisë, pasaportë e rreme në tregun joligjor kushtonte deri në 20 mijë euro.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen