Google ADS

Efekti “Benzema”, për herë të parë pas 10 vitesh, Giroud nuk ftohet në kombëtaren franceze

15:24 | 26 Gusht 2021
KRG

Sikurse kombëtaret e tjera që janë duke i publikuar listat e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit në kualifikimet për “Katar 2022”, këtë e ka bërë sot edhe kombëtarja e Francës.

Didier Dechamps ka dhënë një lajm jo të mirë për sulmuesin Olivier Giroud, i cili nuk e ka ftuar atë për tre ndeshjet e shtatorit.

Duket se rikthimi i Benzemas në kombëtaren franceze, ka bërë që 34-vjeçari të mos ftohet nga Dechamps.

Listës së sulmuesve të ftuar të kombëtares për ndeshjet e shtatorit i prijnë Benzema, Coman, Griezmann, Lemar, Martial, Mbappe dhe Diaby.

Mos-ftesa e Giroud nënkupton që ai nuk do të ftohet për ndeshje kompetitive me Francën për herë të parë në 10 vite, që nga tetori 2011.

Përndryshe sulmuesi 34-vjeçar është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kombëtares franceze, duke u gjendur vetëm prapa Thierry Henryt i cili mban rekordin me 51 gola të shënuara, karshi Giroud që ka 46 deri tani.

Tre ndeshjet që Franca do t’i zhvilloj gjatë shtatorit, janë ndaj Bosnës dhe Hercegovinës, Ukrainës dhe Finlandës. /Lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme