Raheem Sterling mund të jetë çelësi i kalimit të Cristiano Ronaldos në Manchester City, sipas mediave italiane.
Menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, ndodhet në Torino për të biseduar për kalimin e portugezit në Etihad.
Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi, por Manchester City nuk është i gatshëm ta paguajë asnjë cent për ta marrë atë nga Torino.
Në anën tjetër, Juve i dëshiron të paktën 25 milionë euro për portugezin.
Megjithatë, ai nuk është problemi i vetëm për kalimin e Ronaldos në Premierligë, sepse City dëshiron ta largojë Raheem Sterlingun para se ta afrojë Ronaldon.
Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, e ardhmja e sulmuesit anglez mund të jetë vendimtare për të ardhmen e 36-vjeçarit.
Një marrëveshje shkëmbimi Ronaldo-Sterling nuk përmendet nga gazeta, por Barcelona ka treguar interesim për anësorin e kampionit anglez, prandaj, nëse Sterling kalon në Camp Nou, atëherë Ronaldo do t’i bashkohet Cityt.
Mendes pritet të takohet sot me drejtuesit e Juventusit. /GE/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...