Google ADS

Rasti Krivaqa, Sveçla: Prokuroria dhe gjykatat u treguan të papërgjegjshme

13:31 | 26 Gusht 2021
V. S.

Inspektoratit të Policisë së Kosovës i është kërkuar që të  inspektoj urgjent të të gjitha veprimeve të Policisë së Kosovës dhe inspektim i përmbushjes së procedurave ligjore të rasteve të dhunës në familje për një periudhë të caktuar.

Kështu ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para mediave, raporton  arbresh.info

“Nuk është që pajtohem me çdo parullë dhe kërkesë të tyre. Pajtohemi që është e drejtë e tyre që t’i shpalosin këto kërkesa, por parulla “Ministria ia ka duart me gjak” është çështje për të cilën nuk mund të pajtohem. Policia me një angazhim të jashtëzakonshëm ka bërë arrestimin e këtij krimineli shumë të rrezikshëm. Ai 135 herë më herët është arrestuar. Policia në raport me këtë kriminel është sjellë ashtu siç është kërkuar, por se si janë proceduar lëndët është çështje e hetimit. Por sipas fakteve që janë prezantuar janë dy hallka që janë treguar të papërgjegjshme – prokuroria dhe gjykatat. Rasti i parafundit i këtij krimineli është sulmi ndaj zyrtarit policor me thikë. Pyetja është se si është e mundshme që pas një akti të tillë të një recidivisti ai lirohet nga burgu pas një muaji?”, tha Sveçla.

Këto komente Ministri i bëri gjatë protestës që u bë para Ministrisë së Papunëve të Brendshme pas vrasjes së 18 vjeçarës në Ferizaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme