KB Prishtina para disa javësh kishte zyrtarizuar transferimin e Palokajt.
Palokaj tani ka nënshkruarë kontratën me Prishtinën në prezencën e presidentit të klubit Burim Maraj dhe drejtorit Edmond Azemi.
Basketbollisti u zotua që do të jap maksimumin për të arritur synimet e klubit këtë edicion.
Palokaj pesë edicionet e fundit i kaloi në Superligën e Kroacisë ku u zhvillua si lojtar.
Ai sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së famshme kroate KK Zadar ku luajti me mesatare 6.3 pikë, 2.1 kërcime, 1.3 asistime për ndeshje.
“Plisat” edicionin e ri do të garojnë edhe në Ligën Ballkanike, kompeticion të cilin e kanë fituar dy herë në histori. /Lajmi.net/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...