Artistja me famë ndërkombëtare, Rita Ora ‘ngriti’ tempereaturat duke u shfaqur me një fustan rrjetë në disa fotografi të reja në Instagram.
Rita dukej e mahnitshme teksa shkëlqente e veshur me bikini të zeza dhe një fustani transparent që zbulonte linjat e saj trupore, shkruan DailyMail transmeton arbresh.info
Veshja e tejdukshme theksoi figurën trupore të Ritës e cila është për t’u pasur zili nga shumë femra, ndërsa këngëtarja mund të shihej duke lundruar rreth plazhit kalifornian, e veshur pa asgjë, përveç një palë bikini të zeza poshtë.
Duke u kapur për dore me interpretuesen e hitit “Anywhere”, Sofia Reyes, e cila ka bashkëpunuar me Ritën në projektin e ri “Seaside” duket se ishte me disponim të njëjtë, teksa ishte veshur pothuajse njëjtë si Rita.
Në të njëjtën seri fotografish, Rita ndau me ndjekësit në Instagram edhe një tjetër imazh ku dukej magjepsëse, e veshur me një veshje të përbërë nga disqe të vogla, duke nxitur kështu tundimin te fansat se ajo mund të jetë në xhirimet e një klipi të ri.
Në veshjen plot shkëlqim, Rita kishte një xhaketë me gëzof shumëngjyrësh, të cilën ajo e kishte varur mbi supet e saj.
Ndryshe, sa i përket jetës private, Rita ka nisur edhe një lidhje të re me regjisorin Taika Waititi, i cili është me prejardhje nga Zelanda e Re. /arbresh.info/
Asambleja e Përgjithshme e OKB mbledh sot liderët botërorë, ...
Hungari/ Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me...
Moti sot në Shqipëri
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Sot mbahet Maratona e Prishtinës
Dita e fundit e verës me diell, temperatura maksimale arrin ...