Shtohet numri i rasteve të dhunës në familje, shënohen gjashtë raste për 24 orë

09:38 | 26 Gusht 2021
S D

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë lajmëruar gjashtë raste të dhunës në familje, ku të gjitha viktimat janë femra, ndërkaq një është fëmijë, shkruan arbresh.info.

Rastet në raportin e policisë:

· Prishtinë 21.08.2021 – 15:00. Më 25.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 24.08.2021 – 18:00. Më 25.08.2021 viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Bervenik, Podujevë (NN) 21.08.2021 – 15:55. Në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjilan 25.08.2021 – 17:00. Viktima femër kosovare ka informuar se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 25.08.2021 – 20:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. Me sugjerim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në ndalim policor dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt.

· Prizren 25.08.2021 – 19:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj të birit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme