Mësimi në shkollat e Kosovës është planifikuar të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike.
E, Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen, por ende nuk dihet saktë nëse janë vaksinuar të gjithë mësimdhënësit.
Por, nëse merret ndonjë masë ndëshkuese për mësimdhënësit e pavaksinuar këta nuk do të kenë mbrojte as nga, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Kështu deklaron për arbresh.info kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj, i cili apelon mësimdhënësit që gjatë këtij muaji të imunizohen kundër COVID-19 në mënyrë që të mos rrezikohet fillimi i vitit të ri shkollor.
“Bazuar edhe në statistikat që mbanë Ministria e Arsimit dhe çështja e vaksinimit ka rrjedh të mbarë dhe rreth 90 për qind e të punësuarave në sektorin e arsimit janë vaksinuar më dozën e parë të vaksinës. Besojmë që deri në fillim te viti do të kemi një vaksinim të plotë. Mësimdhënësit që nuk do te vaksinohen ne nuk do ti mbrojmë ata që për ndonjë arsye të caktuar e të pabazuar nuk do të vaksinohen. Nëse do të ketë kushtëzime nga Qeveria e Kosovës dhe nga Ministria e Arsimit lidhur me të pa vaksinuarit ne edhe po deshëm nuk mund t’i mbrojmë dhe nuk mund të dalim kundër vaksinimit”, thotë ai.
E, nga Ministria e Arsimit nuk kanë ende një përqindje të saktë se sa mësimdhënës janë vaksinuar deri më tani.
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë se janë dukë i mbledhur të dhënat e sakta, sipas tij duket se ka mjaft të vaksinuar.
“Të dhënat jemi duke i mbledhë dhe do t’i kemi të sakta deri të premten. Nuk mund të them asgjë para se t’i kemi, por po duket se ka mjaft të vaksinuar. Tani për tani po kërkojmë nga mësimdhënësit që të vaksinohen. Besojmë se ky numër do të rritet dhe se kjo do të jetë mbrojtja më e mirë për vet ata dhe familjet e tyre, por edhe për nxënësit”, thotë Pupovci për arbresh.info.
Ditë më parë edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin para universitar, në arsimin e lartë si dhe studentët, është 55 mijë e 94. Ndërsa, numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në nivel vendi është 24 mijë e 370.
Megjithatë, nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për arbresh.info thonë se gjatë muajit gushtë Interesimi i mësimdhënësve për t’u vaksinuar ka qenë i lartë.
“Interesimi i mësimdhënësve për t’u vaksinuar gjatë muajit gusht ka qenë i madh dhe Ministria e Shëndetësisë shpreson që deri në fillim të vitit shkollor shumica e tyre do të jenë të vaksinuar. Ndërsa, vendimet që lidhen me procesin mësimor dhe arsimin në përgjithësi i merr Ministria e Arsimit”, thuhet në përgjigjën e MSH-së.
Ndërsa, në Udhëzimin Administrativ për vitin shkollor 2021/2022 të nënshkruar nga ministrja thuhet se ka për qëllim të përcaktojë fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor, respektivisht të vitit mësimor, sipas niveleve, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim.
Kurse, për nxënësit e shkollës së mesme të lartë-maturantët, janë të obliguara 160 ditë mësimi 32 javë, për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, janë të obliguara, 175 ditë mësimi 35 javë për nxënësit e klasave 1- 8 dhe fëmijët parafillor, janë të obliguara 184 ditë mësimi 37 javë.
Edhe ditë më parë është paralajmëruar se mësimi pritet të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike.
Kurse, mësimi për vitin shkollor 2020/21 për shkak të pandemisë COVID-19 kishte filluar në dy faza, e para më 14 shtator dhe e dyta më 21 shtator.
Për zhvillimin e mësimit në kohë pandemie Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte përgatitur tre skenarë të ndryshëm. Skenari A ishte për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme./A.Zeka/arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi