Rusia ka reaguar për Samitin “Platforma për Krimenë” të zhvilluar pak ditë më parë ku mori pjesë edhe Shqipëria me përfaqësuese ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.
Samiti miratoi një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus në rastin e Krimesë.
“Mbështetje e palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe tërësinë e Ukrainës; Dënimi i aneksimit të Krimesë si kërcënim serioz i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Theksova rëndësinë që Kryeministri Rama si Kryetar i OSBE për 2020 i dha zgjidhjes me dialog të situatës në Krime, si dhe pozitën e palëkundur të Shqipërisë përkrah aleatëve tanë ShBA dhe BE: Krimea është Ukrainë”, kishte shkruar Spiropali në Facebook.
Por ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë në Facebook qëndrimin e Moskës që çështjen e Krimesë e cilëson të mbyllur përfundimisht.
Takimin në Ukrainë, Rusia e cilëson populizëm të pastër, spektakël politik të shkëputur nga realiteti, ndërsa pjesëmarrjen e vendeve (ku ishte edhe Shqipëria) në këtë samit e quan “atentat kundrejt tërësisë territoriale të Federatës Ruse, çfarë do të pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme dhe pёrkatёse në marrëdhëniet tona”.
Postimi i plotë i Ambasadës ruse në Tiranë
Koment i zëdhënëses së MPJ të Rusisë, Maria Zaharova lidhur me zhvillimin në Kiev të të ashtuquajturës “Platforma e Krimesë” i kushtuam vëmendje aktivitetit të mbajtur në Kiev më datë 23 gusht nën emërtimin “Samiti i Platformës së Krimesë”.
Qëllimi i deklaruar i këtij projekti politik, i hartuar me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve qeveritarë të SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është “deokupimi i Krimesë dhe rikthimi i saj Ukrainës”.
Pjesëmarrësit e kёtij samiti ishin kryesisht vendet e NATO-sё dhe disa organizata ndërkombëtare të bashkuar me njё mendim tё gabuar se gadishulli i Krimesë duhet të jetë pjesë e shtetit të sotëm ukrainas dhe se mund të shkëputet nga Federata Ruse përmes shtimit të presionit politik, ekonomik ndaj vendit tonë.
Lexo po ashtu:
Perëndimi unanim kundër Rusisë: Krimea është e Ukrainës, mbështesim sovranitetin brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht
Perëndimi unanim kundër Rusisë: Krimea është e Ukrainës, mbështesim sovranitetin brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht
Në lidhje me këtë do të donim të vërenim sa më poshtë.
Çështja e kthimit të Krimesë në përbërje të Federatës Ruse u mbyll përfundimisht në mars 2014. Ky vendim, rezultat i sprovave të rënda, u ndërmor nga banorët e gadishullit në referendum, pas grushtit të shtetit antikushtetues të ndodhur në Kiev në shkurt 2014. Një veprim i tillë u lejoi krimeasve të ruanin vërtetësinë e historisë së tyre, kulturën ruse, të drejtën për të folur në gjuhën amtare, përfshirë gjuhën ukrainase dhe tartare krimease, dhe në të njëtën kohë, të shmangnin operacionin ndëshkues e luftën civile, e cila më vonë u ndez në Donbass nga regjimi i Kievit, si edhe barbarizmin fashist, me të cilin u përballën banorët e Odesës në maj të vitit 2014.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...